VIDEO/ Fantastik Mario Mitaj, asist si me dorë në debutimin e tij me Genoa

Skuadra e Genoas po fiton 3:1 ndaj Ascolit në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë, raundin i 1/32 së finales.

Golin e parë e shënoi Marcandalli në minutën e 42’të, shkruan Indeksonline

Ai shënoi me kokë për t’i barazuar shifrat në 1:1.

Asist te ky gol bëri mbrojtësi shqiptar, Mario Mitaj – që për të është ndeshja e parë debutuese me fanellën e klubit italian.

Mitaj asistoi bukur nga rivënja e këndit./Indeksonline/