Atletico Madridi është i gatshëm të pranojë një ofertë nga Arsenali për Julian Alvarez, por sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të transferohet në Londër.
Sipas raportimit të NoticiaMD, klubi madrilen e konsideron situatën me Alvarez të vështirë për t’u menaxhuar, por vazhdon të vetojë një transferim të tij te Barcelona.
Alvarez e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Atletico dhe preferenca e tij mbetet Barcelona. Situata është tensionuar edhe më tej ditët e fundit, ndërsa sulmuesi nuk ishte në formacionin e Atletico-s në ndeshjen hapëse të La Ligës ndaj Malagas.
Barcelona vazhdon ta ketë Alvarezin si objektivin kryesor për sulmin, edhe pse po shqyrton alternativa të tjera për shkak të vështirësive në arritjen e marrëveshjes me Atletico-n.
Pra, situata është e qartë: Atletico është i gatshëm ta shesë te Arsenali, por Alvarez nuk dëshiron të shkojë në Arsenal – ai vazhdon të presë Barcelonën.

