Nico Paz mund të jetë lojtari që do të trashëgojë fanellën ikonike me numrin 10 të Lionel Messit te Kombëtarja e Argjentinës.
Sipas raportimeve të ESPN Argentina dhe gazetarit Federico Bueno, trajneri Lionel Scaloni ka vendosur që 21-vjeçari të marrë numrin 10, nëse ai vazhdon të jetë në krye të Argjentinës deri në vitin 2030.
Paz, i cili aktualisht luan te Como, deri tani ka bartur fanellën me numrin 18 në 11 paraqitjet e tij me kombëtaren.
Pas largimit të Messit dhe Nicolas Otamendit pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, fanella me numrin 10 mbeti pa pronar.
Për ta trashëguar atë ishin përmendur edhe Enzo Fernández dhe Alexis Mac Allister, por Scaloni raportohet se ka zgjedhur t’i besojë Nico Pazit dhe brezit të ri të futbollistëve argjentinas. /IndeksOnline/

