Armando Broja mund të largohet nga Bërnli dhe po ashtu Europa. Ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Anglia. “Sky Sport” ka zbuluar të rejat e fundit ku njëra pistë, konkretisht ajo e PAOK, ka rënë.
Opsion i mbetur për Brojën në merkato janë Emiratet e Bashkuara Arabe. Aty ku Al Jazira ku qëndron i huazuar Kristjan Asllani e konsideron si alternativë për sulmin. Janë edhe 12 ditë të mbetura për ta mbyllur marrëveshjen me klubin e Abu Dhabit.
PAOK u interesua për Brojën në formë huazimi, ndërsa u shua dje si opsion kur merkato u mbyll në Greqi. Më parë Shalke u afrua me huazim duke mbuluar shpenzimet e pagës, por edhe u refuzua.
Nëse do të ketë huazim, Bërnli pranon vetëm me kushtin për të shtuar edhe opsionin e blerjes. Deri tani vetëm në Lindjen e Mesme duket se janë të gatshëm për këtë operacion.
RAPORTIMI I PLOTË QË ISHTE DJE NGA “SKY SPORT”:
“Sulmuesi i Bërnlit, Armando Broja, është në shënjestrën e klubeve në Greqi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërkohë që merkatoja e transferimeve mbetet e hapur në të dyja vendet.
Klubi grek i PAOK fillimisht shpresonte ta merrte 25-vjeçarin në formë huazimi të thjeshtë, por preferenca e Bërnlit është ose një transferim përfundimtar, ose një marrëveshje huazimi që përfshin detyrimin për blerje.
Afati kalimtar në Greqi mbyllet sonte në orën 23:00.
Edhe klubi Al Jazira, kryesues i kampionatit të Emirateve të Bashkuara në fillim të sezonit, e ka Brojën në listën e ngushtë të sulmuesve të mundshëm.
Nëse ata vendosin ta konkretizojnë interesimin e tyre dhe lojtari mbetet i disponueshëm, kanë kohë deri më 28 shtator për të arritur një marrëveshje me Bërnlin.
Para mbylljes së merkatos në Gjermani në fillim të këtij muaji, edhe klubi i Bundesligës, Shalke, shfaqi interes për të marrë Brojën në huazim dhe për të mbuluar pagën e tij, por kjo përpjekje u refuzua”.
EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL

