Mirlind Daku foli para ndeshjeve të Kombëtares në Ligën e Kombeve. Gjatë konferencës për shtyp tregoi përshtypjet gjatë kësaj kohe me trajnerin Rolando Maran.
“Si gjithmonë është nder të jesh pjesë e Kombëtares dhe kur e merr ftesën. Për arsyen e golave ftohet pjesa e sulmit. Shpresoj të vazhdojmë këtë cikël të ri, të kthehemi te golat dhe për kombëtaren. Si gjithmonë, golat nuk i kemi shumë primarë. Me rëndësi është që ne të fitojmë dhe të kalojmë sa më mirë këto ndeshje.
Konkurrenca? Është mirë kur ka konkurrencë. Këto çuna që kanë ardhur, vijnë nga një fillim sezoni shumë i mirë. Kanë shënuar gola dhe kjo gjë e mirë. Na duhet gjithmonë që të kemi lojtarë që janë në momentin e tyre. Kjo për mua nuk do të thotë asgjë. Do pres momentin që nëse më jepet mundësia, të jap më të mirën.
Vendi i parë? Vetë fakti që ne jemi për vendin e parë, flet për 2028. Kjo rruga përmes Ligës së Kombeve është për kualifikim në Europian. Për ne objektiv kryesor, që të vazhdojmë të parët dhe pastaj ato dy ndeshjet e tjera si finale.
Forma? Unë jam 100% i gatshëm për kombëtaren dhe kam qenë gjithmonë. Këto momente që me ekipin e ri nuk kam luajtur, nuk ka të bëjë shumë dallim. Nuk vi nga ndonjë dëmtim, por ka qenë zgjedhje e trajnerit që të vazhdojë me lojtarët që ka punuar më herët. Kur luan rregullisht, normale që e ke atë… Shpresoj të kemi fat kështu për të vazhduar. Nëse nuk luajmë tek ekipi, me kombëtaren të shënojmë gola dhe të arrijmë suksese.
Maran? Përshtypje na ka lënë sepse të gjithë çunat që jemi të grumbulluar, jemi si të themi… jemi… më herët nuk e kemi ndjerë këtë rëndësi secili lojtar. Tani po e ndjen që secili lojtar e ka rëndësinë e vet këtu në ekipin kombëtar. Kjo më ka bërë të ndihem më mirë se më herët që kemi qenë. Këtë mund të them. Për të tjerat presim ndeshjen dhe shohim pastaj”, u shpreh Daku.
EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL

