Krizë e madhe tek Real Madrid, Mourinho përleshet me presidentin Florentino Perez

Tensionet kanë nisur të shfaqen te Real Madridi mes trajnerit José Mourinho dhe presidentit Florentino Pérez.

Sipas Mundo Deportivo, brenda klubit po flitet për përplasjen e parë mes dy figurave, në një moment kur Reali ka pësuar dy humbje në katër ndeshjet e fundit të La Ligës dhe ka mbetur gjashtë pikë prapa Barcelonës.

Situata është komplikuar edhe nga merkatoja, e cila nuk e ka përmbushur plotësisht atë që Mourinho priste, ndërsa El Clásico është vetëm rreth një muaj larg.

Portugezi kishte deklaruar më herët se për të merkatoja ishte e mbyllur, edhe pse la të hapur mundësinë për një tjetër afrim.