Federata Argjentinase e Futbollit nuk mund ta pensionojë zyrtarisht fanellën ikonike me numrin 10, që për vite me radhë është identifikuar me Lionel Messin.
Sipas rregullave të FIFA-s, në turnetë madhorë si Kupa e Botës dhe Copa América, skuadrat duhet t’u caktojnë lojtarëve numra në një seri të vazhdueshme, çka e bën të pamundur lënien përgjithmonë bosh të numrit 10.
Kjo nuk është hera e parë që Argjentina përballet me këtë situatë. Para Kupës së Botës 2002, AFA kishte kërkuar që numri 10 të pensionohej në nderim të Diego Maradonës, por kërkesa ishte refuzuar dhe fanella iu dha Ariel Ortegas.
Megjithatë, Argjentina mund ta mbajë numrin 10 të papërdorur në miqësore dhe disa ndeshje jashtë turneve, siç po bën edhe në ndeshjet e fundit para lamtumirës së Messit.
Messi e ka mbajtur numrin 10 me Argjentinën që nga viti 2009, ndërsa tashmë ka konfirmuar tërheqjen nga kombëtarja.

