Jorge Jesus ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së gjatë të Cristiano Ronaldos, në të cilën ylli portugez i shpjegoi arsyet e largimit nga grumbullimi i kombëtares.
Trajneri i Portugalisë u përball me një numër të madh gazetarësh jashtë shtëpisë së tij të martën në mbrëmje, të cilët e kërkonin një përgjigje për akuzat e Ronaldos.
Megjithatë, Jesus u shpreh se ende nuk e kishte lexuar deklaratën e kapitenit portugez.
“Kam qenë në ndeshjen e Portugalisë U21 kundër Çekisë. Nuk pata kohë ta lexoja”, deklaroi Jesus, duke iu referuar fitores 2-0 të skuadrës së të rinjve portugezë, përcjell “Gazeta Express”.
Ronaldo, në deklaratën e tij, pretendoi se Jesus i kishte premtuar se do të aktivizohej për rreth 30 minuta në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Sulmuesi nisi nxehjen që nga pjesa e dytë, por në fund nuk u aktivizua.
Sipas Ronaldos, kjo ishte hera e dytë që Jesus nuk e mbajti fjalën ndaj tij. Pas ndeshjes, Ronaldo nuk shkoi t’i përshëndeste tifozët portugezë dhe më pas u largua nga grumbullimi i kombëtares.
Dy ditë më vonë, Ronaldo pretendon se e pati një takim me Jesusin dhe drejtorin sportiv të Al Nassr, Simo Coutinho, ku u diskutua e gjithë situata.
Por, sipas sulmuesit, biseda nuk shkoi siç pritej dhe ai vendosi të largohej nga grumbullimi.
Tashmë mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i plotë i Jorge Jesusit, pasi ai ta lexojë deklaratën e Ronaldos dhe ta japë versionin e tij për ngjarjet që e kanë shkaktuar përplasjen e fundit në kombëtaren portugeze. /Gazeta Express

