Akanji tregon pse u largua nga Manchester City

Manuel Akanji ka zbuluar arsyet e largimit nga Manchester City në formë huazimi te Interi gjatë verës së kaluar.

“Ende e kam të vështirë ta pranoj që nuk jam më pjesë e familjes së City-t, edhe pse në disa mënyra ende ndihem kështu. Unë dhe familja ime ndiheshim shumë rehat në Manchester dhe sigurisht që do të na mungojë jeta atje”, ka thënë Akanji për mediat.

“Jam shumë i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Më pëlqen shumë Interi”.

“Jam i huazuar te Interi, kështu që teorikisht është e mundur të kthehem në Manchester.”

“Duhet ta pyesni atë”, tha Akanji, duke iu referuar Guardiolës, i cili një ditë doli para mbrojtësve të tij dhe i paralajmëroi se disa prej tyre duhej të kërkonin një skuadër të re.

“Ai na e bëri të qartë gjashtë qendërmbrojtësve se dy do të luanim dhe dy do të ishim në stol. Dhe se do të ishte e vështirë për pjesën tjetër. Nuk më pëlqeu ta dëgjoja këtë sepse gjithmonë pres të jem në fushë”.