Albion Rrahmani transferohet te klubi i Serie A, ja sa kushtoi blerja e tij dhe bonuset

Albion Rrahmani është gjithnjë e më afër bashkimit me Venecian.

Marrëveshja midis klubit të Seria A dhe Sparta Pragës është tani në fazat e fundit të finalizimit të blerjes së tij, me një marrëveshje për 7.5 milionë euro plus 2 milionë euro në bonuse. E vetmja gjë që ka mbetur është të bien dakord për përqindjen e rishitjes së sulmuesit shqiptar në të ardhmen. 

Rikujtojmë që Rrahmani shënoi 16 gola dhe dha katër asiste sezonin e kaluar në ligë, kupë dhe Ligën e Konferencës. Ai gjithashtu ka shënuar shtatë gola në 25 paraqitje për përfaqësuesen e Kosovës. Në kompeticionet europiane ka eksperiencë ku ka shënuar 14 gola në Ligën e Kampioneve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe në raundet paraprake kualifikuese për tre kupat.

Lëvizjen e tij të parë jashtë vendit e bëri në vitin 2023, kur klubi rumun Rapid 1923 e bleu atë nga FC Ballkani për pak më shumë se 1 milion euro. 19 gola dhe një vit më vonë, ai u shit te Sparta Praga për 5 milion euro.

PANORAMASPORT.AL