Alvarez reagon rreth zërave që e lidhin me Barcelonën

Julian Alvarez është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atletico Madridit.

Forma e tij e vë atë si një nga më të mirët në Spanjë dhe në botë, ku me paraqitjet e tij çoi Atleticon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo që një kohë të gjatë Alvarez është lidhur me një lëvizje te Barcelona, ku shihet si zëvëndësues i Lewandowskit, por që kjo u mohua nga ai.

“Përpiqem të mos i jap shumë rëndësi asaj që thonë, sepse e vërteta është se çdo javë dalin gjëra të reja, të gjitha llojet e informacionit të ri. Përpiqem të mos humbas energji për këtë dhe të përqendrohem në atë që po bëjmë këtu te Atléti”, u shpreh Alvarez.

 

 

Ai deri më tani ka shënuar 19 gola dhe 9 asistime në 47 paraqitje me “Los Colchoneros”./IndeksOnline/