Anis Mehmeti i bind të gjithë, sulmuesi drejt largimit tek ish-kampionët e Anglisë

Anis Mehmeti po bën një sezon të shkëlqyer në Championshipin anglez, aty ku është ndër më të spikaturit. Sulmuesi shqiptar që po shënon e asiston rregullisht me Bristolin, ka rënë tashmë në radarët e Leister Sitit.

“Dhelprat” po kalojnë një moment të vështirë në Championship dhe mediat angleze raportojnë se janë vënë në kërkim të një sulmuesi që premton gola. Diçka të tillë, e kanë parë te Anis Mehmeti i cili pret tashmë lejen e klubin për t’u transferuar te Leister.

Këta të fundit, do të tentojnë sulmuesin kuqezi që në merkaton e janarit, e nëse nuk ndodh, bisedimet mund të zgjaten për në verë.

PANORAMASPORT.AL