Ky sezon në Serie A pritet të jetë më i dobëti në karrierën e plotë si trajner për Antonio Conten, pasi për herë të parë nuk do të arrijë kuotën e 80 pikëve.
Napoli, kampion në fuqi, u ndal në një barazim 0-0 ndaj Comos, duke shkuar në 70 pikë me tre ndeshje të mbetura.
Kjo do të thotë se maksimumi që mund të arrijë është 79 pikë – një rekord negativ për Conten në një sezon të plotë.
Herën e vetme që ai ka pasur më pak pikë ishte me Atalanta në sezonin 2009-10, por aty ai drejtoi vetëm 13 ndeshje, ndaj nuk konsiderohet sezon i plotë.
Rekordi më i mirë i tij mbetet me Juventus në sezonin 2013-14, kur arriti plot 102 pikë.
Po ashtu, ai kishte edhe 87 dhe 84 pikë gjatë periudhës së tij te “Bianconerët”.
Ndërsa me Interin, Conte grumbulloi 82 pikë në sezonin 2019-20 dhe 91 pikë në 2020-21, duke fituar titullin kampion.
Në krahasim me këto suksese, ky sezon me Napolin përfaqëson një rënie të ndjeshme në standardet e larta që Antonio Conte ka vendosur gjatë karrierës së tij./GazetaExpress/

