Liria e Prizrenit nuk ka humbur kohë pasi e ka gjetur menjëherë edhe pasuesin, bëhet fjalë për trajnerin e njohur kosovar Ismet Munishi, i cili së fundmi ishte te Dukagjini i Klinës.
Sipas “Gazeta Blic”, dy palët kanë gjetur marrëveshje të plotë, kësisoj në ditët e ardhshme Munishi pritet të emërohet zyrtarisht në vendin e Lecit.
Liria ka si synim ngjitjen në elitën e futbollit kosovar, teksa momentalisht mban vendin gjashtë me 36 pikë, pesë më pak se lideri Vushtrria.
Kujtojmë, aktualisht kanë përfunduar 19 xhiro në Ligën e Parë, ndërsa kanë mbetur edhe 15 për t’u zhvilluar deri në fundin e kampionatit.
PANORAMASPORT.AL

