Dy ekipet më të mira në Evropë për momentin – sipas tabelës së Champions League pas katër ndeshjeve – Arsenal dhe Bayern Munich përplasen të mërkurën mbrëma në Emirates në një duel gjigantësh shumë të pritur.
Si Mikel Arteta, ashtu edhe Vincent Kompany i kanë udhëhequr skuadrat e tyre drejt 12 pikëve nga 12 të mundshme deri tani, por të paktën një rekord perfekt do të marrë fund kur të bie vërshëllima finale.
Kur tifozët e Arsenalit panë formacionin e Tottenhamit të dielën, me plot tetë lojtarë me prirje mbrojtëse, me të drejtë prisnin një ndeshje të vështirë kundër rivalëve të qytetit. Por në skenë doli një lojtar ofensiv që dikur refuzoi Spurs për t’iu bashkuar të kuqve, Eberechi Eze, i cili shënoi tripletën e parë ndonjëherë në një derbi të Premier League, në fitoren 4-1 ku Trossard hapi serinë e golave me një goditje të devijuar.
Edhe kur Richarlison shënoi një supergol nga distanca, nuk pati shumë shqetësim te tifozët vendas për një rikthim të Tottenhamit, dhe me të drejtë, pasi Arsenali e rriti epërsinë në krye të Premier League në gjashtë pikë.
Një dopietë e jashtëzakonshme: dominim vendor dhe evropian, tashmë konsiderohet objektiv real për Arsenal-in e Artetës, që ka qenë perfekt në Champions këtë sezon – katër ndeshje, katër fitore, 11 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar.
Vetëm numri më i lartë i golave të shënuar nga Bayern-i po e mban Arsenal-in jashtë vendit të parë në tabelën me 36 ekipe, edhe pse rezultatet e së martës mund t’i zhvendosin të dyjashtë nga vendet e para para superduelit.
Arsenali rrallë herë është dominuar në shtëpi në këtë kompeticion dhe hyn në këtë përballje në kërkim të fitores së 16-të rresht në Emirates në fazën e grupeve, por tani i pret sfida më e vështirë e mundshme.
Bayern nuk e ka rekordin mbrojtës të Arsenalit në Champions League këtë sezon, por skuadra e Kompany-t ka qenë e pamëshirshme në sulm dhe demonstroi forcën e saj ofensive në fushën e kampionëve në ndeshjen e katërt.

