Real Madrid do të synojë të arrijë fitoren e shtatë radhazi në nisje të sezonit 2025-26 të La Ligës, kur të përballet me rivalët e përjetshëm të Atletico Madrid këtë të shtunë, në edicionin më të fundit të derbit madrilen.
Los Blancos kryesojnë tabelën me 18 pikë nga gjashtë ndeshjet e para, ndërsa Atletico ndodhet në vendin e nëntë me vetëm nëntë pikë të grumbulluara në gjashtë takime.
Atletico zhvilloi një ndeshje dramatike ndaj Rayo Vallecano të mërkurën, ku skuadra e Diego Simeones ishte në disavantazh 2-1 deri në minutat e fundit, por Julian Alvarez shënoi dy herë për të kompletuar përmbysjen dhe për t’i dhënë ekipit një fitore jetike.
Të kuqebardhët kanë regjistruar dy fitore, tre barazime dhe një humbje në gjashtë ndeshjet e para, me nëntë pikë që i mbajnë në vendin e tetë, nëntë pas Real Madridit kryesues.
Skuadra e Simeones pësoi edhe humbje në ndeshjen hapëse të Champions League ndaj Liverpoolit, ndaj fillimi i sezonit nuk ka qenë i kënaqshëm, por një fitore në derbin e Madridit mund të shërbejë si pikë kthese.
Tradicionalisht Atletico shquhet për mbrojtje solide, por këtë sezon nuk ka qenë e tillë, pasi ka pësuar shtatë gola në gjashtë ndeshje, ndërsa kundër Liverpoolit pësoi tre, çka është shqetësim përpara përballjes me lojtarë si Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior.
Tre derbit e fundit të La Ligës janë mbyllur me rezultatin 1-1, ndërsa Atletico nuk ka humbur në pesë përballjet e fundit ndaj Real Madrid në kampionat, që nga shtatori i vitit 2022.
Nga ana tjetër, Real Madrid ka qenë perfekt në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke fituar gjashtë ndeshjet e para në La Liga dhe ndeshjen hapëse të Champions League ndaj Marseille.
Ekipi i Xabi Alonsos ka mposhtur Osasunën, Real Oviedon, Mallorcan, Real Sociedadin, Espanyolin dhe Levanten në kampionat, duke grumbulluar 18 pikë që i mbajnë në krye, pesë më shumë se Barcelona e vendit të dytë, e cila do të përballet me Real Oviedon të enjten.

