Skuadra e Barcelonës sot ka krahasuar Robert Lewandowskin me sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.
Në një postim në faqen zyrtare, skuadra katalanase ka paralajmëruar përballjen me Mallorcan me foton e sulmuesit polak, duke shkruar ”Lewy kundër Muriqit”, shkruan IndeksOnline.
Derisa ”Pirati” pak kohë më pas ka shpërndar atë postim duke e falenderuar për krahasimin që i është bërë.
”Ka pak sulmues që mund të konkurrojnë me Lewyn… Dhe unë nuk jam njëri prej tyre, por faleminderit.”, ka shkruar Muriqi.

