Një lajm i bujshëm vjen nga gazeta “Proionos Logos” në Greqi. Aty ku tregohet se Andi Lila bashkë me një biznesmen shqiptar, janë të interesuar për blerjen e Pas Janinës që është aktualisht pjesë e Superligës së dytë greke.
Vetë Lila ka luajtur me klubin grek më tepër se 150 ndeshje në karrierën e tij. Emri i biznesmenit shqiptar që do jetë krah ish-futbollistit të Kombëtares, nuk bëhet i ditur.
PAS Janina kaloi një sezon të vështirë dhe me probleme financiare, ndërsa në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e kategorisë së tretë. Mbeten për t’u mësuar më tepër detaje në vazhdim.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

