Bayern Munich vs ST.Pauli

Bayern Munich, pas humbjes së parë këtë sezon, do të kërkojë të kthehet menjëherë te fitorja kur të presë një skuadër të dobët të St Pauli këtë të shtunë në Allianz Arena.

Bavarezët u mposhtën nga Arsenali në Champions League të mërkurën në mbrëmje, ndërsa skuadra e Kiezkickers nuk ka shijuar fitore në kampionat që nga shtatori.

U deshën katër muaj dhe 19 ndeshje zyrtare që ecuria e pandalshme e Bayern Munich të merrte fund.

Bavarezët u mundën bindshëm nga kryesuesit e Premier League në Emirates Stadium, dhe megjithëse ishte surprizë, shenjat e rënies së formës kishin kohë që po duken.

Bayern tregoi dobësi pak para pushimit të nëntorit për kombëtaret, kur seria e tyre prej 16 fitoreve u ndërpre me barazimin 2-2 kundër Union Berlin, ndeshje ku Harry Kane shënoi vetëm në kohën shtesë.

Një tjetër paralajmërim për rënie forme erdhi ndaj Freiburg fundjavën e kaluar, ku Bayerni u gjend 2-0 në disavantazh që në minutat e para në Allianz Arena – edhe pse më pas përmbysi gjithçka dhe fitoi 6-2.

Tani që humbja e parë është lënë pas, Vincent Kompany dhe lojtarët e tij synojnë të rikthejnë dominimin, teksa përgatiten të shënojnë javën e 44-t radhazi si kryesues të Bundesligës – duke tejkaluar rekordin e vitit 1973.

St Pauli po vendos gjithashtu “rekorde” këtë sezon në Bundesliga, por jo për arsye pozitive.

Skuadra e Alexander Blessin shkon në këtë ndeshje me tetë humbje radhazi në kampionat – shifër rekord për klubin – dhe me vetëm një gol të shënuar në gjashtë ndeshjet e fundit.