Futbollisti i njohur kosovar, Arbër Zeneli, mund të përfundojë në Superligën e Kosovës.
“Gazeta Olle” raporton se Zeneli është shumë pranë marrëveshjes me një prej skuadrave të mëdha, si Prishtina dhe Ballkani, shkruan Indeksonline
Nëse ndodh ky transferim, atëherë Zeneli do të bëhej një prej futbollistëve më të paguar në futbollin kosovar.
Zeneli fiton rreth 4 mijë euro në javë te IF Elfsborgu në Suedi. Dhe skuadrat kosovare që e duan atë, duhet të paguajnë pikërisht këtë pagë të përafërt.
31-vjeçari ka kontratë me Elfsborgun deri në vitin 2027, dhe skuadrat që e duan duhet paguar shifrën prej 2 milionë eurove./Indeksonline/

