Befason Griezmann, gjen skuadrën e re dhe do të largohet nga Atletico Madridi

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierë, pasi ka arritur marrëveshje verbale me klubin amerikan Orlando City për t’u transferuar në MLS në verën e vitit 2026.

Sipas raportimeve të publikuara fillimisht nga Marca, pastaj nga Fabrizio Romano –  palët kanë rënë dakord për një transferim pa kosto (free transfer), pasi kontrata e lojtarit me Atlético Madridin pritet të përfundojë në fund të sezonit, shkruan Indeksonline

Negociatat mes palëve kishin nisur më herët, me një tentativë për transferim që në mars, por kjo u refuzua nga klubi spanjoll. Megjithatë, bisedimet kanë vazhduar dhe tashmë është arritur një akord për kalimin e tij gjatë verës.

Griezmann pritet të udhëtojë këtë javë drejt Shteteve të Bashkuara për të finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes dhe për të vizituar ambientet e klubit të ri./Indeksonline/