Benzema largohet nga Al Hilal, mund të transferohet në klub arab, por opsion është edhe…

Karim Benzema do t’i japë fund aventurës së tij te Al Hilal, pasi sulmuesi francez dhe klubi saudit kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me pëlqim të ndërsjellë.

Sipas raportimeve, vendimi është finalizuar gjatë ditës së sotme, ndërsa fituesi i “Topit të Artë” pritet ta bëjë publike shumë shpejt zgjedhjen për hapin e radhës në karrierën e tij, shkruan Indeksonline.

Në tavolinë janë dy skenarë kryesorë: vazhdimi i karrierës te një tjetër klub në Arabinë Saudite ose tërheqja nga futbolli profesionist. Megjithatë, një rikthim në futbollin evropian nuk është në planet e 38-vjeçarit.

Benzema iu bashkua Al Hilalit në shkurt të vitit 2026, pas largimit nga Al Ittihad, ndërsa tani përgatitet të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij./Indeksonline/