Tashmë kanë nisur spekulimet se ku do të vazhdojë karrierën e tij egjiptiani, por me sa duket nuk janë vetëm Arabia Saudite apo MLS opsionet interesante që janë përmendur për të ardhmen e tij.
Por menaxheri i ekipit kombëtare të Egjiptit, Ibrahim Hasan, bëri të ditur se janë dy klube shumë me emër që janë gati të firmosin me Salah.
“Personalisht unë do të dëshiroja që ai të qëndronte në Europë. Unë kam dëgjuar për oferta nga PSG, Bajern Mynih dhe klube nga Italia”, tha ai për “ON Sport”. “Transferim në MLS? Ai do të ishte larg vëmendjes. Nuk do të kujtoheshit për të më shumë se sa kujtohem unë për Mesin tani”, tha ai duke zbuluar ofertat që kishte marrë Salah.
PANORAMASPORT.AL

