Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nuk e fsheh mungesën e të kuptuarit të zhvillimit të arbitrimit në futboll, dhe teknologjia VAR vazhdon të nxisë shumë debate.
“As unë nuk kuptoj më asgjë”, pranoi Ceferin të enjten, duke folur për mungesën e uniformitetit në vendimet e arbitrimit që nga futja e teknologjisë video, transmeton GazetaBlic Sport.
“Ndonjëherë tifozët nuk mund t’i kuptojnë interpretimet e ndryshme të rregullave nga ndeshja në ndeshje, dhe unë i kuptoj ata. Për shembull, kur bëhet fjalë për lojën me dorë, askush nuk kupton asgjë. A është penalizim apo jo, a është i qëllimshëm apo jo…“, tha Ceferin në konferencën “The Forum” në Madrid.
/GazetaBlic Sport/

