Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar rezultate të cilat kanë bërë që të shkojë në 11 numri i skuadrave të cilat janë matematikisht të kualifikuara për më tej.
Arsenalin kryesues me pikë të plota, të cilin vetëm rezultatet e Bajernit në teori e mbajnë larg sigurimit edhe të kreut të renditjes përfundimtare, e ndjekin pikërisht bavarezët, Real Madridi, Totenhemi, PSG, Sporting Lisbona, Mançester Siti, Atalanta, Inter, Atletiko Madrid dhe Liverpuli të cilat kanë sigurinë e plotë matematikore se do të vazhdojnë në fazën tjetër të turneut.
Megjithatë, ka për momentin surpriza në tetëshen e parë, ku askush nuk mendonte se do të ishin protagoniste në këtë pikë të turneut ekipe si Totenhem apo Sporting Lisbona.
Në anën tjetër të tabelës, tani ka dy ekipe të cilat janë matematikisht të eliminuara nga turneu që sot, Kairat Almati dhe Vijareali.

PANORAMASPORT.AL

