Chelsea vs Sunderland

Chelsea do të kërkojë të ngjitet në top katër të tabelës së Premier League kur të presë Sunderland në Stamford Bridge të shtunën pasdite.

Dy skuadrat takohen për herë të parë që nga maji i vitit 2017, kur skuadra e Antonio Contes përmbysi rezultatin dhe fitoi bindshëm 5-1 në shtëpi kundër Black Cats.

Që nga humbja 3-1 ndaj Brighton në fund të shtatorit, Chelsea ka arritur një seri prej katër fitoreve radhazi në të gjitha garat, duke shënuar 11 gola dhe pësuar vetëm dy.

Skuadra e Enzo Marescës mposhti Benfica-n (1-0), Liverpool-in (2-1) dhe Nottingham Forest-in (3-0), ndërsa të mërkurën në Champions League fitoi 5-1 kundër Ajax që kishte mbetur me 10 lojtarë. Chelsea u bë ekipi i parë në historinë e garës ku tre adoleshentë shënojnë në të njëjtën ndeshje, falë golave të Marc Guiu, Estevao dhe Tyrique George.

Në total, 10 lojtarë 21 vjeç ose më të rinj u aktivizuan për Chelsean në atë ndeshje. Në Premier League, Chelsea ka skuadrën me moshën mesatare më të re këtë sezon (24 vjeç e 116 ditë), dhe ende nuk ka aktivizuar asnjë lojtar mbi 28 vjeç nën drejtimin e Marescës.

Chelsea aktualisht renditet në vendin e pestë pas tetë ndeshjeve (4 fitore, 2 barazime, 2 humbje). Kjo ndeshje do të jetë e pesta në Stamford Bridge në gjashtë përballjet e fundit – dhe vetëm Manchester City (34) ka marrë më shumë pikë në shtëpi në Premier League këtë vit kalendarik se Chelsea (33 – 10 fitore, 3 barazime, 1 humbje). Humbja e vetme ishte ajo kundër Brighton.

Blutë e Londrës kanë fituar 61 nga 125 përballjet e tyre historike me Sunderland, duke përfshirë edhe tre takimet e fundit në shtëpi në kampionat me një rezultat të përgjithshëm 11-3.

Nga ana tjetër, Sunderland ka mbledhur 14 pikë nga tetë ndeshjet e para këtë sezon – kjo është paraqitja e tyre më e mirë në këtë fazë që nga sezoni 1999-00, kur po ashtu kishin 14 pikë.

Sunderland u mund 2-0 nga Manchester United para pushimit të kombëtareve, por u rikthyen javën e kaluar me një fitore 2-0 ndaj Wolverhamptonit në Stadium of Light, falë një goli në pjesën e parë nga Nordi Mukiele dhe një autogoli në pjesën e dytë.