Çudia te Reali, futbollisti iku me vrap pas fitores në La Liga për të luajtur pas dy orësh në kategorinë e katërt

Futbollisti Alvaro Leiva ka përjetuar sot një pasdite shumë të pazakontë në Madrid. Futbollisti 21-vjeçar u shfaq sot në pankinën e Real Madrid në ndeshjen e La Liga, por përfundoi duke luajtur më vonë në kategorinë e katërt.

Lojtari ishte grumbulluar nga Alvaro Arbeloa për ndeshjen kundër Levantes dhe me fanellën me numrin 46 ishte në pankinë i ulur përkrah yjeve të tjerë të kësaj skuadre me fanellën me numrin 46 mbi shpinë. Por sapo mbaroi ndeshjae, ai nuk kishte kohë as të festonte me ekipin në “Bernabeu”.

Djaloshi u ndërrua dhe u nis me shpejtësi drejt qendrës stërvitore të Valdebebas, për të veshur fanellën me numrin 18 të Madrid C që merr pejsë në kategorinë e katërt. Në orën 16:00 ai ishte në “Bernabeu”, ndërsa në 18:15 ishte me lojtarët e tjerë të Madrid C duke bërë nxemjen për ndeshjen ndaj Viktor Cea, të cilën e nisi si titullar dhe ekipi madrilen e humbi me shifrat 1-3.

PANORAMASPORT.AL