Mirlind Daku është kthyer te goli në kampionatin rus pas dy muajsh. Sulmuesi i Rubin Kazan zhbllokoi sfidën ndaj Akhmat Groznit, pikërisht në minutën e 75-të.
Goli ishte mjaft i bukur, pasi Daku bëri lëmsh dy mbrojtësit e rivalëve. Më pas me një parabolë mposhti portierin e Akhmat.
Gjyqtari rus nuk e toleroi për festën duke i treguar kartonin e verdhë. Daku nuk u kursye gjithsesi duke shfryrë sërish. (VIDEO)
Daku është në kuotën e nëntë golave tashmë. Vetëm një më pak se kryegolashënuesi.

