Diego Simeone flet për të ardhmen e Alvarez: “Ai ende nuk është gati për…”

Diego Simeone ka folur për gjendjen fizike të Julian Alvarez, duke konfirmuar se sulmuesi argjentinas nuk është ende në kondicionin e duhur për të luajtur në ndeshjen e ardhshme të Atletico Madridit.

“Ne nuk besojmë se Julian Alvarez është në gjendjen e duhur për të luajtur apo për të marrë pjesë në ndeshjen e nesërme”, deklaroi Simeone.

Trajneri argjentinas shpreson që Alvarez të bëjë progres në ditët në vazhdim dhe të afrohet me formën optimale.

“Shpresojmë që gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme të bëjë progres të mëtejshëm dhe të jemi më pranë nivelit ku duam ta shohim”, shtoi Simeone.

Alvarez mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Atletico Madridit, por është poashtu në mesin e diskutimeve për një transferim tek Barcelona.

/GazetaBlic Sport/