Diego Simeone me fjalë që nuk priteshin për Vedat Muriqin

Atletico Madridi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 3:0 ndaj Mallorca-s, në ndeshjen e javës së 21-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka befasuar për reprezentuesin e Kosovës, Vedat Muriqi, ndryshe është anëtar i Mallorca-s.

“Shumëkush që e lexon gazetën do të thotë se ishte fitore e lehtë 3:0, por nuk ishte.

Mallorca u shfaq shumë e fortë.

Kjo skuadër e ka Vedat Muriqin dhe forcën në lojën në ajër.

Por, mendoj se e kontrolluam mirë, arritëm rezultat të mirë me paraqitje shumë të mirë ekipore”, ka thënë Simeone.

Golat i realizuan Sorloth (22’), Lopez (75’ – autogol) e Almada (87’).

Atletico është në vend të tretë me 44 pikë e Mallorca në të 16-tin me 21 sosh.