Do ishte lëvizja më e bujshme, planifikohet kthimi i Jose Mourinhos në Premier Ligë

Duket se Newcastle po përgatit një lëvizje të madhe në stolin e drejtimit të skuadrës, teksa e ardhmja e Edi Houi është në dyshim.

Drejtuesit e klubit janë në kërkim të një emri të madh dhe Zhoze Murinjo ka dalë në dritë si emër, duke qenë madje edhe objektivi kryesor.

“Special One”, aktualisht te Benfika, shihet si trajneri ideal për të çuar projektin ambicioz të Njukasëll në një nivel tjetër dhe për ta kthyer klubin në një fuqi në Angli, e pse jo edhe në Evropë.

Nëse Houi largohet, rikthimi i Murinjos në Premier Ligën angleze pritet të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore.

PANORAMASPORT.AL