E BUJSHME/ 500 mijë euro! Nga Ilir Daja te Kombëtarja, mesfushori i Shqipërisë firmos me klubin e Premier League

Nazmi Gripshi është futbollisti më i ri i Rubin Kazan. Fantazisti 28-vjeçar ka vendosur që të largohet nga Astana, për të nisur një aventurë të re në Premier League ruse.

Për të siguruar shërbimet e tij, klubi i Rubin Kazan ka shpenzuar 500 mijë euro. Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur kontratë 3.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.