E bujshme për Mario Mitajn, Al Itihad vendos ta shesë që në janar

Mario Mitaj mund të ndryshojë skuadër që në janar. Këto janë raportimet e fundit për Al Itihad, pasi në Arabinë Saudite tregojnë se klubi do e shesë mbrojtësin e krahut të majtë.

Informacione të tjera e lidhin largimin e Mitajt me faktin që klubi po punon, për të mbyllur marrëveshjen me Nuno Tavaresh. Mbrojtësi i majtë është i gatshëm të bashkohet me klubin arab nga Lacio.

Për Mitajn ndërkohë nuk do të pritet merkato e verës. Drejtuesit e kanë marrë vendimin tashmë për 22-vjeçarin.

Mbetet për t’u mësuar se sa është shuma që pretentohet për Mitajn. Kontrata e tij deri në vitin 2028 bën që klubi të mos ulë pretendimet. Rreth 5 milionë euro ishte shuma e shpenzuar për huazimin dhe më pas blerjen nga Lokomotiva e Moskës.

PANORAMASPORT.AL