Një incident surreal po e lë Gjermaninë pa fjalë: në duelin Preussen Munster- Hertha Berlin në Bundesligën 2, një tifoz që mbështeste ekipin vendas u hodh nga tribunat në fushë dhe, në një veprim të pazakontë, e fiku monitorin e (VAR).
Tifozi i maskuar, që i përkiste grupit të tifozëve të Preussen Munster, e bëri këtë në një çast, duke e lënë ekranin plotësisht të zi për habinë e gjyqtarit, duke e detyruar Felix Brickel të priste rreth një minutë që sistemi të rifillonte.
Kjo nuk ndodhi dhe gjyqtari në fushë, pa parë pamjet, iu desh t’ia linte vendimin VAR-it, i cili la në fuqi penalltinë që Fabian Reese e shndërroi në gol.
Në seksionin e tifozëve të Preussen Munster, u ngrit një banderolë e madhe që thoshte “fikeni VAR-in”.
/GazetaBlic Sport

