Ernest Muçi po jeton një ëndërr me Trabzonsporin. Shkëlqimi i edicionit të kaluar po vazhdon. Superliga turke bën pjesë te “Top 10” ligat e Europës ku Muçi është i katërti në renditjen e lojtarëve me rastet e pastra të krijuara për gol.
Mes emrave më të mëdhenj të Europës, Muçi është i vetmi përfaqësues nga Turqia. Renditja përbëhet konkretisht nga 10 lojtarë.
Janë tetë raste të pastra të krijuara për gol nga Muçi që regjistron po aq paraqitje. Mesatarja e tij është 1,3 raste për 90 minuta dhe konsiderohet mjaft e lartë.
Më shumë se lojtari pogradecar kanë krijuar vetëm Lamine Jamal te Barcelona, Arda Gyler i Realit dhe Thauvin i Lens. Muçi ka lënë pas emra si Dybala, Olise, Barela dhe Olmo. Ky i fundit ka mesataren më të mirë për 90 minuta.
Muçi është aktualisht futbollisti që krijon më shumë raste për gol në Turqi, teksa janë luajtur 9 javë. Kjo është pikërisht edhe detyra e tij si fantazist apo ndryshe numër 10, edhe pse këtë fanellë tashmë e mban Salah.
10 LOJTARËT MË TË MIRË PËR RASTE TË PASTRA GOLI TË KRIJUARA NË “TOP 10” LIGAT E EUROPËS

EMANUEL LOCI – PANORAMASPORT.AL

