Fisnik Asllani flet për zërat që e lidhin me Barcelonën

Fisnik Asllani po kalon kohën e tij më të mirë te Hoffenheimi dhe Kosova.

Edhe sot ai bëri atë që e bën më së miri, duke shënuar një eurogol ndaj Mainzit.

Zërat rreth të ardhmes së tij u shtuan pas një interesimi për të nga Barcelona, e cila u konfirmua nga agjenti i tij.

Por pas ndeshjes së sotme, Asllani për “Bild” reagoi për herë të parë rreth kësaj situate.

“Më lejoni njëhere të luaj futbollin tim dhe do të flasim më vonë, pasi të kryhet sezoni”, ishin fjalët e Asllanit.

Asllani, këtë sezon ka bërë 29 paraqitje duke shënuar 10 gola dhe 7 asistime për Hoffenheimin./IndeksOnline/