Foto me fanellë të Suedisë, reagon Arbër Zeneli!

Ishte një prej lojtarëve që bëri tifozët ta duanin Kosovën. Me golat e tij, ai kujtonte edhe legjendën Fadil Vokrri.

Por, Arbër Zeneli mbrëmë ia ktheu shpinën vendlindjes së tij, Kosovës.

Pikërisht një shkrimi të Indekonline, i ka reaguar në rrjetet sociale futbollisti kosovar.

”As vllaun nuk të lejojn me mbështetë”, ka shkruar Zeneli në rrjetet sociale

Ai nuk ishte në tribunat e stadiumit në Prishtinë, por kishte veshur fanellën e Kombëtares së Suedisë dhe shkoi për ta shikuar ndeshjen e tyre.

Veprim i çuditshëm nga një lojtar që u bë i njohur te fanella “Dardane”./Indeksonline/