Gazetari arab befason kur tregon për të ardhmen e Ronaldos tek Al Nassr: “Ekziston mundësia që…”

Gazetari saudit Saud Al-Sarami raporton se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Al-Nassr gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Megjithatë, një largim nuk do të thotë domosdoshmërisht transferim te një klub tjetër.

Ronaldo ka deklaruar së fundmi se ky mund të jetë viti i fundit i tij në futboll, ndaj pensionimi mbetet një mundësi reale./Indeksonline/