Gjiganti i Premier League synon transferimin e Zhegrovës në merkaton e verës

Pas dështimit për ta transferuar gjatë janarit, Everton po rikthehet në garë për nënshkrimin e sulmuesit kosovar Edon Zhegrovës, i cili këtë sezon po kalon një periudhë të vështirë te Juventus.

26-vjeçari ende nuk ka regjistruar gol ose asistim në sezonin debutues në tek torinezët, ndërsa një mundësi e humbur ndaj Galatasaray në play-offin e Ligës së Kampionëve i ka rënduar më tej presionin.

Everton, i cili tashmë ka treguar aftësi për të rikthyer lojtarë në formë të lartë si Jack Grealish dhe Kiernan Deësbury-Hall, po planifikon një ofensivë për të bindur Zhegrovën të largohet nga Juventusi verën e ardhshme, pas vetëm një viti në Torino.

Para kalimit te Juventusi, Zhegrova kishte shkëlqyer te Lille, duke shënuar tetë gola sezonin e kaluar, dhe cilësia e tij mbetet e lartë, çka mund t’i japë një fillim të ri të menjëhershëm në Premier League nën drejtimin e Evertonit.