Atletico Madrid rrezikon të mbetet pa një nga lojtarët kryesore të skuadrës në javët në vijim.
Sipas “The Athletic”, sulmuesi francez Antoine Griezmann është në bisedime të avancuara me klubin amerikan Orlando City SC.
Plani është që 34-vjeçari të jetë i gatshëm për ekipin nga Florida në kohën kur nis sezoni i ri i Major League Soccer në muajin mars.
Drejtuesi i Orlando Cityt, Ricardo Moreira, thuhet se ka udhëtuar disa herë drejt Madridit për të finalizuar marrëveshjen me sulmuesin francez, i cili prej kohësh ka shprehur dëshirën për të provuar një eksperiencë në futbollin amerikan para se t’i japë fund karrierës.
Largimi i Griezmann do të ishte një goditje për madrilenët, që vazhdojnë garën në Liga e Kampionëve dhe aktualisht renditen në vendin e katërt në kampionatin spanjoll.

