Haaland fantastik, me golat e mbrëmshëm theu rekordet e Messit dhe Ronaldos

Erling Haaland po vazhdon me paraqitje fantastike në UEFA Champions League-n me fanellën e Manchester Cityt.

Mbrëmë, sulmuesi norvegjez shënoi dy gola në humbjen e Cityt 2:4 ndaj PSG-së, shkruan Indeksonline

Por, Haaland theu një rekord individual, vështirë të prekshëm.

Ai u bë lojtari më i shpejt që arrin shifrën e 60 golave në Ligën e Kampionëve. Në 60 ndeshje, ai ka shënuar 60 gola, duke lënë mbrapa, Messin (80 ndeshje), Lewandowskin (85 ndeshje), Mbappen (89 ndeshje) dhe Cristiano Ronaldon (98 ndeshje)./Indeksonline/