Haaland kalon Ronaldon dhe futet në mesin e legjendave të Premierligës

Erling Haaland po shkruan historinë në Premier League. Sulmuesi i Manchester City ka arritur 104 gola në kampionat, duke kaluar Cristiano Ronaldon, i cili kishte 103 gola për Manchester United.

Haaland ka arritur këtë shifër në vetëm 114 ndeshje, një arritje e jashtëzakonshme krahasuar me kohën që i kanë marrë legjendave të tjera për të arritur këtë nivel.

Tani, fokusi i tij është vendosur tek rekordet më të mëdha të Premier League, përfshirë golashënuesin historik Alan Shearer me 260 gola.

Me ritmin që po mban, Haaland duket gati të sfidojë edhe shifrat e legjendave të tjera dhe të ngjitet në majat e historisë së kampionatit më të fortë anglez. /GazetaExpress