Për Luka Modric mosha është thjeshtë një numër. Mesfushori ditën e djeshme arriti të shënonte një gol spektakolar në Serie A.
Kroati i dhuroi fitoren Milanit në sfidën kundër Bolognas, me kuqezinjtë që triumfuan 1-0 në ndeshjen e javës së 3-të të kampionatit.
Ky ishte edhe goli i parë për Modric me fanellën e Milan, ndërsa vendos kështu rekord në Itali.
Veterani bëhet mesfushori i vjetër në histori që arrin të shënojë gol në Serie A, këtë e arriti në moshën 40 vjeç e 5 ditë. Kroati theu kështu rekordin e mëparshëm t ëish-mesfushori të Milan, Nils Liedholm, i cili kishte shënuar ndaj Interit në mars të vitit 1961, në moshën 38 vjeç e 160 ditë.

