Ibrahimovic zgjedh tre futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave

Zlatan Ibrahimovic tani punon si konsulent për Milanin pas një karriere fantastike në klubet më të mira evropiane.

Tifozët vazhdojnë ta ndjekin punën e tij dhe tani ai i ka befasuar shumë me përzgjedhjen e tij të futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, veçanërisht për shkak të pozicionit të tretë ku e renditi Lionel Messin dhe lënies jashtë të Cristiano Ronaldos, shkruan GiveMeSport.

3. Lionel Messi

Pavarësisht se është lojtari më i dekoruar në historinë e futbollit, me 46 trofe të mëdhenj në karrierën e tij, Lionel Messi u detyrua të kënaqej me vendin e tretë në listën e Ibrahimovic. Edhe pse luajtën së bashku për një kohë të shkurtër te Barcelona, ​​suedezi nuk është i bindur se argjentinasi është më i madhi i të gjitha kohërave. “Për vendin e tretë, do të thoja Messi. Nuk jam i sigurt nëse ka ende diçka për të fituar”, tha Ibrahimovic.

2. Diego Maradona

Debati i përjetshëm se kush ishte më i mirë, Pele apo Diego Maradona, ka shënuar një epokë të tërë në futboll. Ibrahimovic dha përgjigjen e tij duke e vendosur Maradonën në vendin e dytë, ndërsa e la lojtarin më të madh brazilian të të gjitha kohërave jashtë listës. “Do t’ia jap pozicionin e dytë Maradonës. Për mua, ai ishte i vërtetë. Ai bëri gjithçka me zemrën e tij, me emocionet e tij”, tha 44-vjeçari.

1. Ronaldo Nazario

Në krye, si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, për Ibrahimovicin është Ronaldo Nazario. Ish-lojtari i kombëtares suedeze nuk e fshehu kurrë se fenomeni brazilian ishte idhulli i tij, gjë që e konfirmoi duke thënë: “Sipas mendimit tim, Ronaldo, një fenomen, një brazilian, ai ishte futbollisti më i mirë. Kur shikon lojtarë të caktuar, përpiqesh t’i imitosh të nesërmen.”

/GazetaBlic Sport/