Manchester United është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Ruben Amorim.
Ka pasur raportime se një nga synimet e ”Djajve të kuq” është ish-trajneri i Interit, Simone Inzaghi, shkruan IndeksOnline.
Por duket se tekniku italian ka refuzuar mundësinë të bashkohet me Manchester United.
Lajmet e fundit bëjnë me dije se Simone Inzaghi ka vendosur të qëndrojë te Al Hilal.
Italiani ka refuzuar zyrtarisht kontaktet nga klubi anglez dhe do të vazhdojë aventurën e tij në Arabinë Saudite, ku gëzon besimin e plotë të drejtuesve.
Nga ana tjetër, Manchester United vazhdon kërkimet për një trajner që do të udhëheqë projektin e ri sportiv, pas ndryshimeve të pritshme në pankinë./IndeksOnline/

