Ish-futbollisti i njohur francez godet Ronaldon: “E ka konsumuar egoja e tij, ka prishur gjithçka…”

Christophe Dugarry e ka kritikuar ashpër Cristiano Ronaldon për përplasjen e fundit me kombëtaren e Portugalisë dhe trajnerin Jorge Jesus.

Ish-futbollisti francez tha se sjellja e Ronaldos e ka dëmtuar imazhin që ai e kishte ndërtuar gjatë karrierës.

“Është e tmerrshme, sepse nuk përputhet aspak me imazhin që e kishte krijuar. Dukej si një njeri i matur, i ndjeshëm dhe bujar. Tani e kam përshtypjen se ka ndryshuar dhe se muajt e fundit është konsumuar nga egoja e tij”, deklaroi Dugarry në “Rothen s’enflamme”, përcjell “Gazeta Express”.

Ish-kampioni i botës me Francën shtoi se Ronaldo mund të ishte larguar nga kombëtarja në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Do të mundë të largohej nga skena me shumë stil, por tani gjithçka ka përfunduar, gjithçka është prishur. Si mund të rikthehet tani? Dhe për çfarë?”, u shpreh Dugarry.

Kritikat vijnë pas largimit të Ronaldos nga grumbullimi i Portugalisë, në mes të tensioneve me trajnerin Jorge Jesus.

Ronaldo kishte mbetur në stol gjatë gjithë ndeshjes ndaj Norvegjisë dhe më pas u largua nga grumbullimi para sfidës me Danimarkën.

Dugarry beson se një lojtar i madh duhet ta kuptojë edhe momentin kur duhet t’ua lërë vendin brezave të rinj.

“Talenti i një lojtari të madh është edhe ta kuptojë kur nuk po e jep më atë që ka dhënë dikur. Portugalia ka qenë më efikase pa të në ndeshjet e fundit”, përfundoi ai. /Gazeta Express