Ish-lojtari i Barçës i ‘zbeh’ krahasimet mes Lamine Yamalit dhe Lionel Messit

Ish-ylli i Barcelonës, Jordi Alba, këtë javë ka ndërmarrë hapa për t’i zbehur krahasimet e vazhdueshme mes bashkëlojtarit të tij Lionel Messi dhe talentit të ri të Blaugranës, Lamine Yamal.

Anësori Lamine, sigurisht, prej kohësh është konsideruar si një lloj trashëgimtari afatgjatë i Messit në kryeqytetin katalanas.

I vlerësuar tashmë si një nga lojtarët më të mirë të lojës në moshën vetëm 18-vjeçare, ylli i kombëtares spanjolle duket se i ka të gjitha cilësitë e nevojshme për t’u shndërruar në një legjendë të Barcelonës.

Lamine ndoqi gjurmët e mëdha të Messit këtë verë të kaluar, duke marrë pronësinë e fanellës me numrin 10 të Blaugranës.

Me aftësi marramendëse driblimi dhe me sy për spektakolare, krahasimet mes tyre, si rrjedhojë, ishin të pashmangshme…

Megjithatë, siç u përmend më lart, një person që nuk pajtohet aspak me këto diskutime është Jordi Alba.

Pasi kaloi vitet më të mira të karrierës së tij të shkëlqyer duke luajtur krah Messit, si në Spanjë ashtu edhe në SHBA, mbrojtësi i majtë Alba siguroi gjatë një interviste për El Larguero (siç citohet nga Diario Sport) se: “Krahasimi i Lamine me Leon… Nuk ka asnjë krahasim të mundshëm. Leo Messi, sipas mendimit tim, nuk ka rival.”/GazetaExpress/