Jo veç PSG, edhe Barcelona me dy mungesa të mëdha për ndeshjen e Champions League

Barcelona ka marrë lajme jo të mira sa i përket gjendjes fizike të Eric Garcias dhe Jules Koundes, në prag të ndeshjeve të rëndësishme.

Klubi katalunas ka njoftuar se Eric Garcia ka pësuar një dëmtim muskulor. Koha e rikuperimit të mbrojtësit spanjoll vlerësohet të jetë nga tri deri në katër javë, shkruan Indeksonline

Ndërkohë, Jules Kounde ka pësuar një ndrydhje të kyçit të këmbës së majtë dhe do të mungojë në përballjen ndaj Paris Saint-Germainit (PSG).

Pjesëmarrja e mbrojtësit francez në “El Clasico” ndaj Real Madridit, që zhvillohet të dielën e ardhshme, do të varet nga ecuria e rikuperimit të tij.

/Indeksonline/