Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, zyra e shtypit ka bërë me dije, se dy nga lojtarët e skuadrës nuk do të udhëtojnë drejt Valencias, për testin miqësor ndaj Ukrainës, bëhet fjalë për, Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani.
Mbrojtësi Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë (scapolo-humerale). Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe do të kthehet në klub për vlerësimet përkatëse.
Ndërkohë për sa i përket Ramadanit, FSHF bën me dije se mesfushori do të kthehet në shtëpi, pasi gruaja e tij është shtatzënë dhe është gati për të lindur. Vlen të theksohet fati se për sa i përket Ramadanit janë hapur zëra se ka pasur pakënaqësi mes tij dhe trajnerit pas ndeshjes me Polonisë, ku mesfushori nuk u preferua asnjë minutë.
PANORAMASPORT.AL

