Julian Alvarez e refuzon Arsenalin, argjentinasi ka vetëm një kërkesë të vetme

Arsenali po tenton transferimin e Julian Alvarez.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Spanja thonë se lojtari e ka injoruar interesimin nga Anglia.

Sulmuesi argjentinas preferon vetëm kalimin te Barcelona dhe këtë ia ka bërë të qartë agjentit të tij. 

Sulmuesi u kishte bërë të ditur drejtuesve të Atleticos në muajin maj se ëndrra e tij ishte ta vazhdonte karrierën te Barcelona.

Për momentin, Atletico e ka bllokuar largimin e tij, ndërsa Alvarez mbetet nën kontratë me klubin deri në vitin 2030./Indeksonline/